Vijon edhe sot në ditën e 4 aksioni i IKMT-së, në zonën e mbrojtur të Thethit, për shembjen e ndërtesave pa leje.
IKM ka shembur një ndërtesë 3-katëshe, me strukturë beton-arme dhe tulla, e ngritur në kundërshtim flagrant me ligjin dhe standardet mjedisore.
Kjo është ndërtesa e dytë që shembet ditën e sotme, ndërsa janë edhe 6 të tjera të planifikuara për tu shembur.
Në Theth prej 4 ditësh vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje. Ditën e djeshme qindra banorë protestuan kundër shembjes së bujtinave pa leje. Policia liroi urën me force, ku u përplas fizikisht edhe me banorët. Ata kërkojnë shtyrjen e aksionit pas sezonit. Ndërsa drejtori i IKMT-së deklaroi se nuk ka asnjë tolerim, aksioni do vazhdojë për shembjen e objekteve të tjera në fshatin turistik.
Komente

MERRNI LEJE O NJEREZ..,,SE PO I CONI LEKET DEM KOT....EDHE SHTETI DUHEJ TI LAJMERONTE..MOS NDERTONI PA LEJE....
Përgjigju