Kronikë

Theth/ Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje, IKMT shemb ndërtesën 3 katëshe

10 Korrik, 16:38| Përditesimi: 10 Korrik, 17:12

  • Share

Vijon edhe sot në ditën e 4 aksioni i IKMT-së, në zonën e mbrojtur të Thethit, për shembjen e ndërtesave pa leje. 

IKM ka shembur një ndërtesë 3-katëshe, me strukturë beton-arme dhe tulla, e ngritur në kundërshtim flagrant me ligjin dhe standardet mjedisore.

Kjo është ndërtesa e dytë që shembet ditën e sotme, ndërsa janë edhe 6 të tjera të planifikuara për tu shembur. 

Në Theth prej 4 ditësh vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje. Ditën e djeshme qindra banorë protestuan kundër shembjes së bujtinave pa leje. Policia liroi urën me force, ku u përplas fizikisht edhe me banorët. Ata kërkojnë shtyrjen e aksionit pas sezonit. Ndërsa drejtori i IKMT-së deklaroi se nuk ka asnjë tolerim, aksioni do vazhdojë për shembjen e objekteve të tjera në fshatin turistik.

     

     

    S.B/ReportTv.al
    Komento

    Komente

    • Sondazhi i ditës:

      Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?