Banorët e zonës së Thethit, e cila vazhdon të jetë e mbuluar prej dëborës

Kronikë

Thethi i mbuluar ende nga dëbora, banorët: Na lironi rrugët

27 Prill 2018, 11:00| Përditesimi: 27 Prill 2018, 11:12

  • Share

Bukuritë e papërsëritshme të këtij fshati malor në zemër të Alpeve Shqiptare e bëjnë Thethin që të zërë një vend të rëndësishëm në natyrën dhe turizmin shqiptar. Kjo zonë, e cila ndodhet mes alpeve, me një bukuri mahnitëse në veri të Shqipërisë, shpalos një bukuri natyrore, të veçantë të bjeshkëve të veriut.

Thethi i vlerësuar si zemra e Alpeve dhe parajsa e vizitorëve të huaj dhe shqiptarë është totalisht i izoluar nga bora e këtij dimri që kaloi. Po ashtu dhe rrugët kryesore të fshatrave vazhdojnë ende të jenë të bllokuara prej borës dhe pse jemi në ditët e fundit të muajit prill.

Shqetësimi për këtë çështje ka mbërritur në redaksinë e Report Tv nga vetë banorët e zonës, të cilët kërkojnë nga institucionet përkatëse, të merret parasysh kërkesa e tyre. Ata  shprehen paksa të revoltuar në lidhje me këtë çështje shqetësuese duke theksuar:

Ne kërkojmë integrim ne bashkimin Europian kur nuk e meritojmë, sepse nuk kemi bërë asgjë për të qenë në Europë.

Banorët e Thethit
 

( Banorët e zonës së Thethit, e cila është ende e mbuluar prej  dëborës )

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?