Bujtinat pa leje të vendosura në Theth

Sociale

Thethi, turistët 'kritikojë' tendencën moderne

8 Korrik, 07:41| Përditesimi: 8 Korrik, 07:53

  • Share

Thethi, që së fundmi u bë pjesë e zhurmës së rrjetit për shkak të disa ndërtimeve pa leje, është një nga destinacionet me vlerësimet më të mira të turistëve sa i takon natyrës dhe guidave që janë në këtë rajon.

Në Tripadvisor që është një faqe që jep vlerësime mbi destinacione, ture, hotele dhe bar- restorante vlerësimet pozitive për pikat që mund të vizitosh dhe ajo që do të gjesh kanë ardhur në përmirësim.

Ndërkohë që fotoja më domethënëse që shoqëron vlerësimet për destinacionin në Google Review është ajo e Kishës e cila këto ditë qarkulloi më shumë me pamjen e betonizimit dhe shtëpizave të ngritura pa leje që po prishen nga institucionet pasi sipas tyre është shkelur ligji.

Vlerësimet për Thethin dhe Kishën

“Ishte një eksperiencë shumë e mirë. Vendet ku ishim ishin të mahnitshme, Guida ishte shumë i mirë dhe me humor” vlerëson Kristian në një koment të tij në mars të këtij viti.

Lidhur me Kishën vlerësimet janë të shumta dhe të shoqëruara të gjitha me foto.

Jorge Gil Ramírez që vizitoi Thethin tre javë më parë thotë se është një vend magjepsës ndërkohë që Kishën e cilëson si një pikë shumë të mirë për të bërë disa foto.

Anna një tjetër turiste nënvizon se kjo është ndërtesa më ikonike e Thethit e bukur nga jashtë dhe totalisht e rinovuar nga brenda.

“Një vend i bukur dhe i qetë. Kisha ndodhet në një shesh të bukur të rrethuar nga dy pemë të mëdha. Livadhi është gjithashtu një vend i shkëlqyer për t’u ndalur dhe për të shijuar pamjen. Këtu, vendi ende tregon bukurinë e tij natyrore. Në zonat përreth, ka shumë ndërtime dhe kryesisht është moderne” shprehet Fabian Mayer në një vlerësim të tre javëve më parë.

Mattijs Uitterhoeve që vizitoi Thethin tre javë më parë ka postuar sërish një foto të kishës ku shpreh frikën e tij se ndërtimet mund të lulëzojnë më shumë.

“Një kishë shumë e bukur në një vend shumë të bukur. Kam frikë se gjithçka përreth do të ndërtohet shumë shpejt. Që tani është më pak fotozhenike krahasuaf me atë që kam parë në foto të vjetra” thotë ai.

“Një kishë simpatike në një fshat simpatik. Me rrugën e asfaltuar që të çon në fshat, ky vend ngadalë fillon të tregojë sharmin por dhe po fillon komercializmi” komenton Slawek./Monitor

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • kola: 08/07/2025 08:02

    THETHI DUHETCl TE RUHET SIC ESHTE MW KULLAT E VJETRA.....QE MUND TE KTHEHEN NE BUJTINA DUKE I MEREMETUAR..POR JO TI NDRYSHOSH STRUKTUREN...MUND TE BEHEN DHE KULLA TE TJERA POR ME LEJE NGA BASHKITE....

    Përgjigju
    • Pitbull: 08/07/2025 12:03

      Shtepi druri ka edhe ne Bern o mik ! Fillimisht niset biznesi me shtepi vogla druri pastaj me kulla qe kushtojne 500,000-900,000$

  • Sondazhi i ditës:

    I kishin mbetur edhe 3 muaj burg, si e vlerësoni lirimin e Salianjit?