Kronikë

Theu arrestin e shtëpisë dhe qarkullonte me armë zjarri me vete në Tiranë, arrestohet 41-vjeçari

3 Tetor 2022, 16:00| Përditesimi: 3 Tetor 2022, 16:53

  • Share

TIRANË- Një 41-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi ka thyer arrestin e shtëpisë dhe ka qarkulluar me armë zjarri dhe municion luftarak me vete. Nga ky operacion janë proceduar penalisht edhe 3 persona të tjerë për moskallëzim krimi.

Pas arrestit, 41 vjeçarit i janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak. Policia mundi të kapte 41-vjeçarit në rrugën Jordan Misja në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

G.MO/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?