ELBASAN - Valter Bami, i cili më parë dyshohej si i përfshirë në vrasjen e Ramazan Sinos, u shoqërua gabimisht mbrëmjen e sotme për disa orë në komisariat, pasi mendohej se kishte thyer arrestin e shtëpisë, ndërkohë që çështja ndaj tij ishte pushuar prej gati 8 muajsh, por masa e sigurisë nuk ishte fshirë nga sistemi.
Burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema bëjnë me dije se Valter Bami ishte pasagjer në një automjet tip "Audi", që drejtohej nga një vajzë, kur u ndalua gjatë një kontrolli rutinë të efektivëve të qarkullimit rrugor.
Në momentin e verifikimit, Bami i kërkoi policisë të mos e vononte, duke pretenduar se ndodhej në gjendje hasmërie. Por, efektivët e rrugores e kanë shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan për procedurat e mëtejshme, të cilat çuan në arrestimin e tij, pasi në sistemin e brendshëm të bluve, Valter Bami rezultonte me masë arrest shtëpie si i dyshuar për vrasjen e Ramazan Sinos më 4 korrik 2023, ku akuzohej për armëmbajtje pa leje.
Valter Bami, vëllai i Durim Bamit, akuzohej për përfshirje në atentatin e ndodhur në Larushk të Krujës, ku mbeti i vrarë 29-vjeçari Ramazan Sino, kunati i Gentian Bejtjas, i cili dyshohej shënjestër e atentatit. Akuzat ndaj tij, nuk u provuan kurrë ndaj dhe çështja u pushua nga togat e zeza.
Ai u arrestua më 6 korrik 2023, por më 18 janar të 2024, Valter Bami, i konsideruar edhe si "i forti"i Niklës u la i lirë. Gjykata e Tiranës vendosi që të ndryshonte masën ndaj tij nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”. Por më pas u vendos shuarja e masës së sigurisë, pas përfundimit të afatit 6 mujor të hetimeve. Duke qenë se nuk u arrit që të provoheshim dot dyshimet për implikimin e tij në atentatin ndaj Bejtjas, togat e zeza vendosën që ta nxjerrin nga qelia dhe të shuhej masa e sigurisë.
Komente

Ca estrade, akuze per vrasje dhe eshte me arrest shtepie, nderkohe kush vjedh 2 pula qendron arrest ne burg sa te mbyllen hetimet nja 2 vjet, pastaj e denojne me 3vite burg qe hajduti i pulave i ka kryer ne paraburgim!
Përgjigju