SUEDI- Jemi mësuar që propozimet romantike, të ulur në gjunjë, me qirinj dhe muzikë klasike në sfond t’i bëjnë djemtë, por 24-vjeçarja Ukabed Sheybani nga Suedi ka thyer çdo stereotip dhe tabu!
Me një unazë në dorë dhe dashurinë në zemër, e reja suedeze befasoi të dashurinë e saj duke iu ulur në gjunjë për ta propozuar për martesë.
Momentin e veçantë, Ukabed Sheybani e publikoi në rrjetin e saj social, por njerëzit nuk e pritën ashtu siç ajo priste.
Shumica prej komentuesve e konsideronin këtë një gabim, dhe një “punë burrash”, pasi duhet të jenë ata që propozojnë një vajzë për martesë.
“Kur bëhet fjalë për një gjë të tillë, nuk jam më një feministë”, shprehet një komentuese.
“Ti i ke marrë punën atij”, shkruan një tjetër.
“Vajzat nuk duhet të bëjnë gjëra të tilla! Le ta mbajmë gjithçka në mënyrën tradicionale”, shkruan dikush.
Megjithëse ky nuk ishte një propozim “klasik”, i dashuri i 24-vjeçares tha “po”!