Një 31-vjeçar nga Tirana ka rënë në prangat e policië së pikës kufitare të Bllatës pasi theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe tentoi të kalonte kufirin.
Gjykata e Tiranës i kishte vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Njoftimi i policisë
Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje, me objektiv goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim apo të atyre që janë nën masa sigurie për vepra të ndryshme penale, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare të Bllatës ndaluan në dalje shtetasin K. B., 31 vjeç, banues në Tiranë.
Nga verifikimet e kryera rezultoi se 31-vjeçari ishte nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, vendosur nga Gjykata e Tiranës, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Komente
