Foto ilustruese

Theu masën ‘arrest shtëpie’ dhe kërcënoi dy qytetarë në Korçë, arrestohet 24-vjeçari! I dënuar për shitje narkotikësh

11 Gusht 2023, 17:04| Përditesimi: 11 Gusht 2023, 17:11

  • Share

KORÇË- Një 24-vjeçar është vënën në pranga pasi theu masën e caktuar ‘arrest shtëpie’ dhe u përfshi në një konflikt.

24-vjeçari Mirjan Sadiku duke u përfshirë në këtë konflikt, theu dhe masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", që i ishte caktuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, me qëllim zbardhjen e rrethanave të një konflikti të ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 17, ndërmjet disa personave, kanë identifikuar dhe kanë vënë në pranga 24-vjeçarin.

24-vjeçari, së bashku me 2 vëllezërit e shpallur në kërkim, me iniciale M. D. dhe Dh. D., për shkak të një konflikti për motive të dobëta, kanë kanosur fillimisht një qytetar me iniciale F. R. dhe më pas babanë e tij. Gjithashtu, dyshohet se me qëllim kanosjen e këtyre shtetasve,  M. D. ka qëlluar me armë zjarri, në ajër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?