Tirane- Gjykata e Tiranës ka lënë në burg protestuesin Sokol Bushkolaj, të arrestuar pas protestës së opozitës më 7 tetor kur u hodhën molotovë drejt kryeministrisë, selisë së PS-së dhe godinave të ministrisë së Brendshme dhe Infrastrukturës si dhe u kryen akte vandale në rrugët e Tiranës .
Prokuroria kërkoi arrest në burg pasi protestuesi ka thyer masën e sigurisë arrest shtëpie, lidhur me një vendim të mëparshëm të gjykatës. 49 vjeçari nga Kruja nuk është një emër i panjohur për policinë e Tiranës. Ai u arrestua pas protestës së 28 majit para Bashkisë së Tiranës pasi akuzohet si autori i hedhjes së molotovit që rrezikoi jetën e gazetarëve dhe qytetarëve. Për protestën e 7 tetorit theu vendimin e gjykatës dhe doli në protestë për të hedhur sërish bomba molotov.
Prokuroria e akuzon Bushkolaj për 3 akuza: largim nga vendi i qëndrimi, për goditje për shkak të detyrës dhe shkatërrim prone me zjarr.
Sot u arrestua një tjetër protestues. Bëhet fjalë për një 22 vjeçar i cili akuzohet se hodhi molotovët drejt institucioneve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin K. B., 22 vjeç, banues në Peshkopi, për veprat penale "Goditjet për shkak të detyrës", "Shkatërrimi i pronës me zjarr", "Prishja e qetësisë publike" dhe "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse".
Deri tani janë 4 të arrestuar për protestën e 7 tetorit. Dje u lanë në arrest shtëpie me kërkesë të prokurorisë dy protestuesit Xhevahir Rrushi dhe Gentian Tuga.
Ndërkohë policia e Tiranës nisi hetim në gjendje të lirë për 3 organizatorë të protestës së dhunshme të 7 tetorit, Gazment Bardhin, Flamur Noknë dhe Ervin Minarollin. Në gjendje të lirë po hetohen 9 persona, përfshirë 2 fëmijë i mitur, ndërsa 8 janë në kërkim.
Në vijën e parë të akteve të dhunës dhe hedhjes së molotovëve në drejtim të institucioneve dhe selisë së PS-së u përdorën grupe të rinjsh, shumica e të cilëve të mitur.
Nga sulmi i paprecedentë me molotovë e sende të forta, u lënduan 10 efektivë të policisë, dhe 2 protestues.
Pun malokesh. Nuk rri budalli dot rehat ne shtepi por do shkoj te hudhi molotov per bythen e shpellarit ne kat te 8 e per gomar mulin e per like shrekun
PërgjigjuPo c`tu desh o njeri. Apo nuk qendroje dot ne liri?
PërgjigjuBurgu eshte pak per te,nese denimi eshte me pak se 5 vite,ku te shoqerohet edhe demet materjale qe ai ka kryer,gjat kryerjes vepres penale
PërgjigjuFusni Salen ne burg se e ka thy denimin me mijera here. Faktikisht snuk fare as kshu…ate duhet ta varesh prej fyti ke dritarja vet e le te qendroje aty i varur…sa here te kalojne njerezit,ti gjuajn me gure,shapka,gellboqe etj etj…eshte e merituar,asgje me shume se merite.
Fenë ia paskan lujt. Aty te rri se e kerkoi vete. Po ç'taksirat ne ta mbajme me ushqim?