Foto ilustruese

Kronikë

Theu masën e arrestit dhe u kap duke transportuar 20 emigrantë me furgon, në pranga 18-vjeçari në Tiranë, në kërkim bashkëpunëtori

18 Nëntor 2021, 09:02| Përditesimi: 18 Nëntor 2021, 09:19

  • Share

Policia e Tiranës arrestoi një 18-vjeçar në rrugën Tiranë-Rinas, pasi po transportonte 20 emigrantë të paligjshëm në një furgon me destinacion qytetin e Kukësit, ndërsa ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij 27 vjeç.

Bëhet me dije se 18-vjeçarit A.M i ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest Shtëpie” nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”. 

Gjithashtu bashkëpunëtori i A.M, I.Ç 37 vjeç ishte dënuar më parë për kryerjen e veprës penale "Falsifikimi i monedhave".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", kryer në bashkëpunim.

 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?