Një 26-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi ka thyer masën e ‘arrestit në shtëpi’ që i ishte caktuar nga Gjykata e Gjirokastrës, për transport të emigrantëve të paligjshëm.
Në pranga ka rënë S. S., 26 vjeç.
I riu u ndalua nga shërbimet e Policisë Gjirokastër, jashtë banesës së tij në Tepelenë, ndërkohë që ishte me masë sigurie "Arrest në shtëpi", të caktuar nga Gjykata e Gjirokastrës, për një rast të goditur më datë 10 mars 2022.
Mbi 26-vjeçarin rëndojnë akuzat e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme