Një 51-vjeçar është vënë në pranga nga Policia Elbasan, pasi theu masën e sigurie "Arrest në shtëpi" të caktuar nga gjykata për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Në pranga ka rënë U. P., 51 vjeç, banues në Elbasan.
“51-vjeçari kishte dalë nga banesa e tij në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila i kishte caktuar atij, masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.