Foto ilustruese

Kronikë

Theu masën e arrestit të shtëpisë, shpallet në kërkim 47 vjeçari nga Fieri (EMRI)

5 Nëntor 2024, 13:13| Përditesimi: 5 Nëntor 2024, 13:17

  • Share

Fier-Një 47 vjeçar nga Fieri është shpallur në kërkim nga policia pasi ka thyer masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’

Gjykata e Apelit, Tiranë kishte caktuar këtë vendim për Aleksander Azizaj për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve".

"Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, u shpall në kërkim shtetasi A. A., 47 vjeç, banues në Fier, pasi nuk u gjet në banesë, në cënim të masës së sigurisë "Arrest në shtëpi", të caktuar nga Gjykata e Apelit, Tiranë, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve". Punohet për kapjen e 47-vjeçarit" thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?