Një 34-vjeçar është vënë në pranga nga Policia Elbasan, pasi theu masën e sigurisë “arrest shtëpie”, që i ishte caktuar për përfshirje në fushën e narkotikëve.
S. H., 34 vjeç, banues në lagjen "Partizani", u kap në lagjen "Kala", duke thyer kështu masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", të caktuar nga Gjykata, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Po ashtu, një tjetër ka rënë në prangat e bluve të Elbasanit, K. Z., 31 vjeç u arrestua, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike heroinë.
Ndërsa një 25-vjeçar me iniciale R. Ç., u vu nën hetim, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.