I riu nga India

Theu rekordin dhe u bë pjesë e Guinness, 24-vjeçari nga India bëri 109 pompa në 1 minutë (Video)

26 Janar 2022, 09:37| Përditesimi: 26 Janar 2022, 09:43

  • Share

INDI- Thounaojam Niranjoy Singh ka thyer Rekordin Botëror Guinness për më shumë pompa në një minutë.

24-vjeçari indian, ka arritur të bëjë për vetëm 60 sekonda 109 pompa, duke habitur me performancën e tij dhe duke zënë një vend në listën e rekordeve botërore.

Përveç se mijëra ndjekës në internet të cilët kanë shpërndarë videon, atë e ka publikuar edhe Ministria E drejtësisë në Indi.

“E mahnitshme të shohësh fuqinë e pabesueshme të të rinjve. Thounaojam Niranjoy Singh është i riu që u pjesë e Rekordeve Botërore Guinness për numrin më të lartë të pompave në një minutë, jemi shumë krenarë për arritjen e tij !!” kanë shkruar në Twitter.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?