Rita Ora nga ditëlindja e saj

Theu rregullat anti-COVID, fansave të Rita Orës nuk iu del e keqja: Përjashtojeni nga emisioni!

31 Janar 2021, 12:49| Përditesimi: 31 Janar 2021, 16:01

  • Share

Pasi ka thyer çdo rregull COVID në ditëlindjen e saj luksoze të organizuar në fund të nëntorit, Rita Ora është kthyer në një nder personazhet më të “sulmuara” nga publiku.

Kjo pasqyrohet edhe nga humbja e 220 mijë ndjekësve nga rrjeti i saj social Instagram, të cilët vazhdimisht e akuzojnë në lidhje me veprimin që ka bërë.

Fansat e “The Masked Singer”, kanë “shpërthyer” dhe kanë kërkuar që Rita Ora të largohet nga emisioni, pasi ajo ka shkelur në mënyrë të vullnetshme rregullat anti-COVID.

Një nder komentuesit ka shkruar “Rita Ora duhej të ishte hequr nga ‘TheMaskedSinger’ pasi me vetëdije ka thyer rregullat e bllokimit!”.

Sipas mediave të huaja, ajo ka paguar një shumë të majme në mënyrë që restoranti të lejonte të zhvillohej festa e ditëlindjes së saj me kamera të fikura.

Ditëlindja e këngëtares me origjinë shqiptare është festuar më 28 nëntor gjatë një izolimi kombëtar në Britaninë e Madhe, ajo ka kërkuar edhe falje publike disa ditë më vonë por duket sikur fansat ende nuk e kanë falur.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?