Futbollisti i Real Madrid dhe ‘ylli’ i kombëtares serbe Luka Jovic ka thyer rregullat e karantinimit. Ai ditë më parë u kthye nga Spanjë për në Serbi ku po kalon këtë periudhë e cila është shumë e vështirë për mbarë botën.
Gjithsesi në vendlindjen e tij Jovic ka thyer rregullat pasi braktisi shtëpinë për të festuar ditëlindjen e të dashurës. Ky veprim i 22-vjeçarit ka lënë shije aspak të mirë te drejtuesit e shtetit, me kryeministren dhe presidentin që për më shumë e ka kërcënuar.
“Për fat të keq ne kemi shembuj negativë të vendosur nga yjet tanë të futbollit. Ata fitojnë milionë dhe injorojnë urdhrin e detyrueshëm të izolimit kur kthehen në shtëpi,"- u shpreh kryeministrja serbe.
Ndërkohë nga ana tjetër, presidenti Vuçiç e ka kërcënuar yllin e Realit me arrest: “Nëse ai largohet nga apartamenti do të arrestohet. Mendoj se atij i vjen keq për atë që ka bërë, por unë dua t’ia bëj të qartë se jeta e qytetarëve tanë është më e rëndësishme se milionat e tij.”