Kronikë

Theu urdhrin e arrestit/ Forcat Shqiponja e prangosin bashkë me shokun që lëvizte me armë (VIDEO)

2 Maj 2019, 09:14| Përditesimi: 2 Maj 2019, 09:28

  • Share

Dy persona kanë rënë në Rrëshen në pranga pas sinjalizimit të qytetarëve. Mësohet se njëri prej tyre kishte thyer vendimin e Gjykatës, 'arrest shtëpie ndërsa tjetri qarkullonte me armë zjarri në brez.

Policia njofton se lidhur me këto dy raste është sinjalizuar nga qytetarët, të cilët njoftuan se 24-vjeçari me iniciale E.N., banues në Lezhë i cili duhet të qëndronte në arrest shtëpie, po lëvizte në Rrëshen bashkë me 28 vjeçarin me iniciale N.K. banues në Lalm i Ri i cili mbante me vete një armë zjarri.

Arrestimi i tyre u bë nga Forcat Shqiponja të Lezhës në bashkëpunim me forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë.

Pistoleta e sekuestruar

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • robi: 02/05/2019 10:00

    mos pse i arrestuat ? se keto 2 horrat jane kontigjente i bllokuesve te rruges , Bashes dhe Nafijes fallxhore do i mungojne keto 2 horra sot ne rrethrrotullimin e Milotit,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?