Theu urdhrin e mbrojtjes dhe u konfliktua me djemtë e mitur te Liqeni Artificial, arrestohet ish gjyqtari Alaudin Malaj! Nën hetim vëllai i tij

26 Dhjetor 2020, 09:13| Përditesimi: 26 Dhjetor 2020, 12:08

  • Share

Policia e Tiranës ka arrestuar ish gjyqtarin Alaudin Malaj, 49 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, është konfliktuar për pronësinë e një automjeti me fëmijët e tij të mitur të cilët ishin të pajisur me urdhër mbrojtje. Ky konflikt i ndodhur mesditën e të premtes në Tiranë ka çuar në pranga ish gjyqtarin dhe ish anëtarin e KLD Alaudin Malaj.

Policia thotë se Malaj ka rastisur në një parkim me fëmijët e mitur dhe ka shkelur urdhrin e mbrojtjes për të mos ju afrua atyre të cilët pas divorcit, gjykata i ka lënë në kujdestari të ish bashkëshortes së gjyqtarit. Ndërsa shkak i konfliktit që ai pati me një prej djemve të tij të mitur ishte pretendimi i djalit se babai përdortë makinën në pronësi të ish gruas, jashtë vullnetit të saj. Djali i ish gjyqtarit pretendon se makina është e së ëmës dhe se po përdoret nga Alaudin Malaj me forcë dhe jashtë vullnetit të saj, duke çuar në konflikt dhe tone të larta të zërit mes tyre, aq sa është dashur ndërhyrja e policisë. Po ashtu në hetim është vendosur edhe vëllai i tij Agron Malaj, 42 vjeç, për kundërshtim të punonjësve të policisë.

Malaj u shoqërua dje nga patrullat e komisariatit dy të cilat ndërhynë për të evituar agravimin e një konflikti familjar mes ish gjyqtarit dhe djemve të tij.

Gjatë ditës së djeshme Alaudin Malaj pati një konflikt me të birin për një makinë, e cila ka detyruar efektivët e policisë të ndërhyjnë. Në korrik të këtij viti, gjyqtari Alaudin Malaj ka dhënë dorëheqjen nga Gjykata e Apelit teksa ende nuk kishte dalë në vetting.

Por në muajin nëntor ai i ka kërkuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, rikthimin e çështjes së tij në shkallën e parë të Vetingut. Në letrën e dorëheqjes Malaj shpjegon se ka punuar pranë sistemit të drejtësisë qysh prej vitit 1993, duke shërbyer në disa gjykata të vendit, ku kulmi i karrirës së tij, ka qënë drejtimi i Gjykatës së Apelit Tiranë.

Komento

Komente

  • besnik: 26/12/2020 21:56

    I duhet nje avokat. Avni Shehu e shpeton kete moster se jane dhe hane se bashku

    Përgjigju
  • Cone cami: 26/12/2020 19:16

    S,ka derman ky vend duhen vrare nja 4-5 ne muaj nga keta muter dhe nja 3-4 prokuror qe te vihet drejtesia ne vend.I kam pare te lokali im ca poshtersira bejne ne kurriz te njerezve

    Përgjigju
  • Po po pirth pirth: 26/12/2020 19:09

    Skwni pun tjeter keni ngel pa kaposh kush eshte qicqe nuk zihet familje ptob i ketyre shte qe kan nje lloj statusivpocun nuk njoh familje qe nuk zihen kshu qr keta tebpakten kan ca te ndajn po ju o mavri me boj cdo ndani pensinion ebpleqeve maksimum

    Përgjigju
  • dibran: 26/12/2020 16:28

    Andej nga anet tona ka nje shprehje shume te vjeter: -Zoti, nuk eshte mace qe te te gerdhucen (Cjerre me thonj)....Ai cdo dite e nga pak te tregon se si ke ardhur deri ketu Alaudin...... Gjithcka te keqe qe ke bere ,do ti PAGUASH shume fish, me keq se sa u ke bere keq te tjereve, PADREJTESI TE TJEREVE!!!!Do Zoti do te rrojme e do te shikojme edhe bema te tjera edhe me te tmershme.....! EDHE PER KOLEGET TUAJ VLEN KJO THENIE E VJETER...... Te gjitha do ti paguajne nje per nje......ASGJE NUK MBETET PER SHPAGIM NE BOTEN TJETER !!!!!......TE GJITHA DO TI PAGUANI NE KETE BOTE!!!! TE JENI TE SIGURTE SE NUK I IKNI DOT SHPAGIMIT HYJNOR!!!!!!

    Përgjigju
  • kasem gahinji: 26/12/2020 13:24

    nuk ve fare ne dyshim cfare thuhet per kete gjyqtarish.por sjellja e femijeve te tij me indinjon.pse?sa ishte ne karrike gjukatesi,kur qumeshti u shkonte lume ,babi dhe burri ishin te mire.u bene me para,me makona,me vila e apartamente.jam i sigurt ,qe ndarja e mamit me babin eshte bere me marrveshje per te shpetuar gjene e vene me korrupsion.por,ke pare ti?Embelsohesh dhe dhe e do gjithecka per vehte.keshtu dhe mami.embelsohet ,bashke me femijet minorene ,me parate e korrupsionit qe buruan nga babi.Ndaj ,nje dite ,babi behet i keq,i korruptuar,hajdut(megjithese burimi i fitimit eshte korrupsioni i babit),ndersa mami zonje e ndereshme,madje virgjereshe fare.verte jane ndare ,kane urdher mbrojtje,por atje ne parkimin e makinave ,u afrua babi ,apo djali i nxitur nga mami .se edhe kur afrohet minoreni,distanca ne metra thyhet,sigurisht ,jo per faj te babit.Ndaj hetimi duhet te behet me objektivitet,pavarsisht se kush eshte babi.Madje kur te hetohet per korrupsionin e babit,te verifikohet edhe pasuria e mamit,origjina e saj.psh nje nga te ardhurat qe siguron mami,detyrimi ligjor qe paguan babi per femijet minorene. nuk eshte kjo e ardhur ,e pamerituar per mamin dhe femijet?Edhe kjo eshte korrupsion.

    Përgjigju
    • Fagu: 26/12/2020 15:21

      Nuk u ndane per pronat por se ky gjyqtari i shqyer mori sekretaren e vet per grua dhe u nda nga familja. Ka bere dhe femije me kete tjetren.

  • Artur Malaj: 26/12/2020 12:54

    O Lau ke mare me shume komente negative se mua.Jam xheloz qe ma kalove more maskara.Goshja i ka ne emer pronat e tua do ta fusi dhe ai pastaj

    Përgjigju
  • Vlora: 26/12/2020 12:04

    Ore po skeni pun e mere me ceshte personale. Lere tjetrin ne pun te vete.

    Përgjigju
  • Halim Xhelo: 26/12/2020 11:51

    Sa njerez ke denuar si pusht per te njejten veper penale sepse me keto te voglat doje te mbuloje maskaralleqet e medha. Karna is bitch o Lau dhe besoj ka ardhur ora te paguash. Lexoji komentet sepse nuk ka njeri te thote nje fjale te mire per ty as per drejtesi dge as si njeri. Je llum Alaudin je llum i zhytur ne llum. SPAKU-t i ndriti fati ne kete rast nese vertete do te punoje.

    Përgjigju
  • Bidon komplet: 26/12/2020 11:11

    Me ket rast fillon dhe krefja e pasurise,spaku spaku aladin

    Përgjigju
  • Alban: 26/12/2020 11:07

    Nuk ka patur toka burre me te keq se Alaudin Malaj, i ka masakruar njerzit ne gjykate me vendime korruptive, duke filluar nga popullit bute deri tek mohimi i te drejtave tek atyre qe i takon si drita diellit. Ishalla ta mbajn brenda

    Përgjigju
  • Refat: 26/12/2020 09:47

    Kjo eshte te zene hakat e popullit. Kta qelbesira dinin te vidhnin po jo te krijonin familje. Nuk thone kot ktu do lahen te gjitha ne kte dynja.

    Përgjigju
    • Gon Gopi: 26/12/2020 11:02

      Ky gjyqtar denoi padrejtesisht njerez te pafajshem ne ceshtjen Gerdeci sepse i mori 500 mije euro Delijorgjit. Disa vdiqen nga marazi. Paç te njejtin fat si familjet qe ke shkaterruar. Pas Shkelqim Mirit erdhi rradha jote. Ka mbetur dhe ai shkodrani....

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?