Foto ilustruese

Kronikë

Theu xhamat e komisariatit dhe tentoi të dhunojë efektivët, arrestohet 37-vjeçari në Kukës

19 Nëntor 2021, 15:59| Përditesimi: 19 Nëntor 2021, 16:05

  • Share

Një 37-vjeçar ka rënë në pranga pasi ka thyer xhamat e Komisariatit të Policisë Kukës.

Sakaq, mësohet se J.H., gjatë shoqërimit ka kundërshtuar dhe ka tentuar të godasë efektivët e policisë.

Lidhur me rastin, materialet  i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës arrestuan në flagrancë për veprat penale "Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës” e mbetur në tentativë, shtetasin J. H., 37 vjeç, banues në fshatin Bushat, pasi ka thyer me sende të forta xhamat e Zyrës së Pritjes të Qytetarëve në Komisariatin e Policisë Kukës dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar dhe ka tentuar të godasë punonjësit e Policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?