Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi grabiti një market në Rrugën e Dibrës.
32-vjeçari Eljado Prendaj kishte vjedhur nga marketi një shumë parash.
Pas arrestimit, policia zhvilloi dhe një kontroll në banesën e tij ku u gjet dhe shuma e vjedhur e parave, veshjet e përdorura gjat krimit, si dhe një send i fortë me të cilin theu xhamin e marketit.
“Në orët e para të mëngjesit, vodhi me thyerje, një shumë parash në një market në Rrugën e Dibrës, kapet menjëherë pas ngjarjes, 32-vjeçari.
I arrestuari, me precedent në të njëjtën fushë.
Sekuestrohen shuma e parave të vjedhura, si dhe veshjet dhe sendet e përdorura gjatë krimit.
Menjëherë pas njoftimit për vjedhje me thyerje, në orët e para të mëngjesit, në një subjekt në Rrugën e Dibrës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, u kap dhe u vu në pranga autori i rastit, shtetasi E. P., 32 vjeç, banues në Tiranë.
Më tej, u krye kontroll në banesën e tij, ku u gjetën shuma e parave të vjedhura, veshjet e përdoruara gjatë krimit, si dhe një send i fortë me të cilin theu xhamin e marketit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Komente
