Thiago Motta

Thiago Motta e përjeton keq humbjen kundër Stuttgart, pa gjumë dhe tre orë duke riparë ndeshjen

25 Tetor, 14:42| Përditesimi: 25 Tetor, 14:48

  • Share

Thiago Motta, trajneri i Juventusit kaloi më shumë se tre orë duke riparë humbjen 0-1 të skuadrës së tij kundër Stuttgart në Ligën e Kampionëve të martën mbrëma.

Sipas Tuttospor, Thiago Motta e ripa humbjen e Juves ndaj Stuttgartit dy herë përpara se të flinte në orët e para të mëngjesit të së mërkurës. Kjo ishte humbja e parë me Juventusin e Mottas, që kur u ul në stolin e ekipit verën që lamë pas.

Tanimë Motta po mendon për Derbin e Italisë, atë kundër Interit të dielën mbrëma në Serie A. Juventus aktualisht ndodhet në vendin e tretë në tabelën e Serie A, ndërsa Interi është një vend dhe një pikë më shumë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?