Thierry Henry dhe Antoine Griezmann

Thierry Henry: Griezmann është lojtari më i nënvlerësuar i të gjitha kohërave

23 Mars, 16:34| Përditesimi: 23 Mars, 16:35

  • Share

Në Francë, javën e fundit është përfolur shumë Antoine Griezmann, i cili 'pa dashje' u gjend në shumë diskutime.

Ish-lojtari i Francës, Samir Nasri ka deklaruar së fundmi se Griezmann nuk është as ndër pesë futbollistët më të mëdhenj francezë të të gjitha kohërave dhe se në sytë e tij është i mbivlerësuar, ndërsa legjendara Thierry Henry, aktualisht trajner i kombëtares franceze U-21, ka një mendim të ndryshëm.

Henry beson se 33-vjeçari Griezmann është historikisht futbollisti më i nënvlerësuar i të gjitha kohërave. "Kylian Mbappe tashmë e ka tejkaluar rekordin tim dhe Antoine Griezmann është për mendimin tim futbollisti më i nënvlerësuar i të gjitha kohërave.

Ne flasim shumë për Kylian, ndonjëherë aq shumë saqë jam i prirur të them diçka negative për të. Por shikoni pasimet dhe golat e Griezmann. Sa lojtarë mund të luajnë në katër pozicione të ndryshme në sulm si ai?", tha Henry.

Griezmann deri tani ka shënuar 44 gola në 127 paraqitje për Francën, gjë që e rendit atë të katërtin në mesin e golashënuesve më të mirë të "Gjelave" në të gjithë historinë.

Në vendin e tretë është Henry me dy gola më shumë dhe vetëm Olivier Giroud dhe Kylian Mbappe kanë shënuar më shumë gola. Griezmann ka pasur një sezon të shkëlqyer për Atleticon, duke shënuar 19 gola në 38 paraqitje.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?