Thikat dhe dorezat e hekurit gjenden lehtësisht online, avokati për Report Tv: S’duhet të zhdoganohen, kur konstatohen të njoftohet policia

23 Maj 2023, 12:13| Përditesimi: 23 Maj 2023, 12:25

  • Share

Armët e ftohta si thikat, dorezat apo sende të ngjashme mund të blihen lehtësisht në internet, siç edhe u provua nga një verifikim i thjeshtë i Report Tv.

Avokati Alban Duraj thotë se armët e ftohta s’duhet të zhdoganohen apo të shiten. Në një intervistë për Report Tv në emisionin 'Sot Live në Shqipër', avokati u shpreh se në momentin që porositën jashtë vendit, produktet shoqërohen me dokumentacion përkatës dhe nëse konstatohen armë të tilla të ftohta duhet të njoftohen autoritetet ligjzbatuese. Sipas Durajt në vendin tonë s’ka dyqane që  janë të licensuara për shitjen e këtyre armëve të ftohta.

‘Në mund të kemi nesër edhe armë zjarri që mund të tregtohen nëpërmjet Tik-Tokut. Jemi në një situatë kaotike urgjente, ku shteti duhet të marrë rolin e tij.  Armën e ftohta nuk duhet të zhdoganohen dhe as të shiten. Hallka e parë janë doganat, në momentin që porositet një produkt në një vend jashtë republikës së Shqipërisë shoqërohen me dokumentacion ligjor. Në momentin kur kontestohet se ka armë të tilla të ftohta, duhet të njoftohen autoritet policore.

Këto janë armë të ndaluar edhe për persona mbi 18 vjeç. Nuk ka kufizim moshe, por janë të ndaluar për të gjitha kategoritë e moshave. Nuk kemi dyqane që janë të licencuara për shitjen e këtyre. Nëse dikush kapet me një armë të tillë nga agjentët e policisë ato duhet të ndalohen. Në këto raste duhet të parandalojmë nëpërmjet institucioneve ligjzbatuese.

Prindërit duhet të kenë diskutime me këto institucione. Nuk mund t’ja hedhim topin vetëm institucioneve ligjzbatuese. Mungon mekanizmi i kontrollit, por institucionet përgjegjëse duhet të përshtatin kontrollin ligjzbatuese.’-tha Duraj.

Nxënësi 15-vjeçar Fatjon Bici u ekzekutua pranë shkollës në Gramsh pak ditë më parë me një thikë të blerë në internet për vetëm 1 mijë lekë të reja. Tregtimi i sendeve të tilla bëhet pa kontroll online dhe fizikisht në dyqanet e rrugës ku sendet e rrezikshme mund të aksesohen nga çdo moshë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?