Shkelje e barazisë në tendera në rrugën Kardhiq-Delvinë, ish-drejtoresha e ARRSH-së Sonila Qato përfundon në SPAK

3 Tetor 2022, 10:10| Përditesimi: 3 Tetor 2022, 14:07

  • Share

Ish drejtoresha e ARRSH-së dhe ish-ministrja e Shtetit, Sonila Qato është paraqitur ditën e sotme në SPAK. E shoqëruar nga avokati i saj, Qaton është paraqitur para strukturës Anti-Korrupsion pas padisë së bërë nga një firmë private, pas një raporti të KLSH për shkelje të barazisë në tendera në aksin Kardhiq-Delvinë.

Kompania " Gjoka Construction", paditi drejtoreshën e ARRSH-së, Sonila Qato për prishje me qëllim të imazhit. Në një reagim për mediat, përfaqësues të kësaj kompanie kanë mohuar që të kenë paraqitur të dhëna false për të fituar tenderin për ndërtimin e tunelit të rrugës Kardhiq-Delvinë, që është 'loti 7' dhe që u anulua. Sipas tyre imazhi është prishur pasi nisën hetimet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, hetim i cili sipas firmës kishte si qëllim favorizimin e kompanisë e “Ircop” S.p.a Degë e shoqërisë së huaj, për të cilat nuk i kursyen akuzat.

Në një prononcim të shkurtër para gazetarëve, Qato tha sot se ajo është thirrur për të dëshmuar si person se ka dijeni, ndërsa risolli në vëmendje se edhe dorëheqjen si drejtoreshë e ARRSH e dha në mënyrë që t’i jepet mundësi SPAK që të kryejë hetimet dhe të japë drejtësi.

Kujtojmë se në SPAK ka një padi ndaj Sonila Qatos nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Padia është me akuzën se është skualifikuar padrejtësisht në tenderin për rrugën Kardhiq-Delvinë një kompani duke i kushtuar shtetit miliona lekë dëm.  Auditimi në ARRSH nga KLSH-ja është bërë për periudhën e veprimtarisë nga data  01.01.2017 deri në datën 31.07.2019, por për çfarë e ka paditur institucioni i kontrollit financiar Qaton? KLSH-ja thotë se "çështja që kemi kërkuar një hetim të thelluar nga ana e organit të Prokurorisë ka të bëjë me ligjshmërinë e zbatimit të procedurës së prokurimit me objekt: “Ndërtim rruga Kardhiq – Delvine, Loti 7,  me fondin limit 2,332,573,946  lekë, të zhvilluar në korrik  2019". 

(Kliko këtu për denoncimin e bërë nga Gjoka Konstruksion)

Ora 15:59
Rruga Kardhiq-Delvinë, Tabaku: Koha që drejtësia të veprojë! Qato, kurbani i një afere korruptive nga taksat e shqiptarëve

1664449085_Screenshot3.jpg

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka hedhur akuza ndaj qeverisë kësaj here me rrugën ‘Kardhiq-Delvinë’ duke e cilësuar si kryevepër të korruptimit dhe keqpërdorimit të taksave.

Në një postim në “Facebook” Tabaku shkruan se ish-drejtoresha e ARRSH, Sonila Qato është kurbani i një afere korruptive që qartësisht implikon shumë ministra dhe ish ministra të qeverive socialiste

‘Në politikë kanë rëndësi aktet e jo fjalët, ka rëndësi qëndrueshmëria!

Disa muaj pasi iso-ja e polifonisë së bukur të labërisë është dëgjuar në Rrugën “Kardhiq-Delvinë” duke lëvduar arritjen e qeverisë, një nga personat kyç të kësaj rruge të mbuluar me shumë vendime korruptive thërritet në SPAK.

Asokohe në emër të PD-së kam denoncuar nga selia e partisë se znj. Qato është kurbani i një afere korruptive që qartësisht implikon shumë ministra dhe ish ministra të qeverive socialiste.

Në atë kohë nga foltorja e PD denoncova se sherri për dy kompanitë ishte tërësisht për qëllime të tjera pa lidhje me ligjshmërinë dhe zbatimin e kritereve.

Të dyja kompanitë qenë në shkelje të kritereve për konkurrencë të ndershme dhe sesi, në atë tender, u përdorën kompani të tjera për të mbuluar përfituesin e vërtetë të tenderit me ofertën më të lartë, 20 milionë euro.

Afërmendsh që me aq shumë shkelje, aq shumë abuzime dhe një skemë që mban era korrupsion ftesa e sotme në #SPAK për zonjën Qato është një hap i mirë, por i pamjaftueshëm.

U kemi parathënë shqiptarëve se skandalet e denoncuara nga PD nga viti 2013 e këndej do të dëshmonin një lidhje simbiotike mes qeverisë socialiste dhe korrupsionit.

Mjafton të ketë vullnet, dedikim dhe disiplinë nga ana e SPAK për t’i shkuar deri në fund dhe dërguar para përgjegjësisë të gjithë ato apo dhe ata që mendojnë se janë mbi ligjin.

Janë qindra miliona euro të keqpërdorura nga taksat e shqiptarëve për të cilat duhet të paguajnë fajtorët përmes hetimeve penale dhe gjithashtu edhe forcat politike që nuk kanë reshtur së mbrojturi këto afera korruptive.

Këto ditë janë dëshmi se si denoncimet, provat, faktet e proklamuara nga PD kanë qenë fitili që ka ndezur hetimet.

Koha që drejtësia të veprojë dhe dërgojë përpara bankës së të akuzuarve fajtorët për rrugën Kardhiq-Delvinë që është një kryevepër e korruptimit dhe keqpërdorimit të taksave.’- shkroi Tabaku.

Ora 12:15
Përfundon dëshmia e Sonila Qatos në SPAK, ish-drejtoresha e ARRSH-së: U pyeta si person që ka dijeni

 

Sonila Qoto, ish-drejtoreshë e ARRSH-së ka përfunduar dëshminë e saj në SPAK. Qato ka deklaruar se është marrë në pyetje si person që ka dijeni.

Qato u shpreh për gazetarët se edhe dorëheqja e saj nga ARRSH lidhet me këtë arsye që SPAK e drejtësia të hetojnë dhe të japin drejtësi.

Qato u pyet për hetimin e SPAK për rrugën Arbrit pas kallëzimit nga kompania 'Gjoka’.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • arbeno: 03/10/2022 19:37

    E HENGRI DHE SONILA QAFEN E PATES,,,DO DENPHET DHE KJO HAJDUTE ME 15 VJET...

    Përgjigju
  • Seka kodra: 03/10/2022 17:49

    Kjo moster ka vjedhur kur ishte drejtoreshe agjensise kthimit kombesimit pronave TR.sa te shtroje asfalt nga vermoshi ne konispol....jane lojra komunistat jan mostra ne vjedhje.

    Përgjigju
  • Toni: 03/10/2022 12:53

    Kjo ka pasuri miliona euro. Spak duhet te hetoje mire vjedhjet e kesaj mortje.

    Përgjigju
  • Qobani: 03/10/2022 12:51

    Evlad burri që i thot vetit burrë nji her lindë,martohet,dhe nrron jet,nuk i ledhaton nuset e huaja,lazdranat e gjor bashkë me dashnore po u shëndrrojkan në çkrebza,ndihmë e madhe për duhanxhi,vazhdojm ma tej në shkalltë e SOJIT

    Përgjigju
  • lulu': 03/10/2022 10:56

    mortja aspakut me cfare merret !!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?