TIRANË- Arben Pëllumbi, deputet i PS-së, thotë se thirrja e Gazment Bardhit për dialog për të zgjedhur Avokatin e Popullit, është thjeshtë një mënyrë e opozitës për të shfrytëzuar Kuvendin që të zgjidhur hallet e tyre të brendshme. Në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, deputeti Pëllumbi u shpreh se ata njohin grupin parlamentar të një partie politike jo partinë politike. Sipas Pëllumbit, ato janë të hapur për të bashkëpunuar, por nuk do të bëhen noter të emrave të PD-së.
‘Ka nevojë për një lloj bashkëpunimi, tashmë prej disa kohësh është futur në një ngërç se ka të caktuar të opozitës që duan të shfrytëzojnë parlamentin për problemet tyre të brendshme. Nuk e bën Kuvendi këtë gjë që hallet e brendshme ti zgjidhë. Kuvendi ka një rregullore të mirë përcaktuar. Në parlament njihet grupi parlamentar dhe jo partia politike. Ne në Kuvend kemi mjaft sfida që thash kemi nevojë dhe për bashkëpunim me opozitën. Ata duhet ta zgjidhin në bazë të statutit që kanë. Opozita duhet të kuptojë se ne nuk jemi një noter i emrave që ata sjellin. Ne nuk do bëjmë propozimet tona, kjo i takon opozitës, por jo me imponim o këtë emër o s’ka. Duhet të gjejmë një gjuhë brenda këtij kuadri bashkëpunimi.’- tha Pëllumbi.
I pyetur në lidhje me deklaratën e deputeti të PD-së Dashnor Sula, se Britania e Madhe ka përgatitur një listë me 12 persona të shpallur non grata, përfshirë edhe ministra e ish-ministra të PS-së, Pëllumbi e cilësoi këtë si një skup mediatik, sa kohë që nuk ka asgjë zyrtare.
‘Jam aq në dijeni sa ç’jeni dhe ju, më shumë e shohim i një skup mediatik se sa një realitet për sa kohë nuk është bërë zyrtar nga përfaqësuesit e atij shteti. Britania e Madhe njofton individin. Shpresoj që kjo mos të jetë e vërtetë dhe të mbetet thashetheme nëse diçka ka ndodhur do të presim.’- tha Pëllumbi.
Gazment Bardhi kërkoi rinisjen e procedurave për zgjedhjen e Avokatit të Ri të Popullit, proces i mbetur pezull në Kuvendin e Shqipërisë. Ai tha se deputetët e PD janë gati për dialog me Partinë Socialiste, për të siguruar një proces transparent për përzgjedhjen e Avokatit të Popullit.
Te falin neokomunistet e bllokut! Njeri me maskara se tjetri. Ama askush nuk ia kalon kryeenveristit Rama.
Përgjigju