Lulzim Basha

Politikë

Thirrja e Wadephul, Basha: Mirëpres mbështetjen e Bundestag për miratimin e zbatimin e garancive për zgjedhje

8 Qershor 2020, 19:56| Përditesimi: 8 Qershor 2020, 19:59

  • Share

Pas thirrjes së Johann Wadephul, nënkryetarit të grupit parlamentar CDU/CSU që të dy palëve  të vazhdojnë të punojnë në këtë frymë konstruktive për Reformën Zgjedhore, ka reaguar Basha.
Ai e ka falenderuar dhe mirëpret mbështetjen për të ndihmuar në miratimin dhe zbatimin e garancive për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri. Gjithashtu ka shtuar edhe mbështetjen në përmbushjen e të 15 kushteve për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE.

"Faleminderit z. Ëadephul për mbështetjen për zgjedhje të lira e të ndershme integrimin e Shqipërisë në BE. Mbetet akoma shumë për t’u bërë; mirëpres mbështetjen tuaj për të ndihmuar në miratimin dhe zbatimin e garancive për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri dhe në përmbushjen e të 15 kushteve për hapjen e negociatave të anëtarësimit", ka shkruar Basha.

Komento

Komente

  • O tej: 08/06/2020 23:28

    Batyrisht ke dhe mbeshtetjen e ketij temit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?