Politikë

Thirrja për të mos djegur mandatet, deputeti i LSI-së sulmon ndërkombëtarët

21 Shkurt 2019, 15:20| Përditesimi: 21 Shkurt 2019, 15:25

  • Share

Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu ka sulmuar ndërkombëtarët pas thirrjeve për të mos djegur mandatet dhe protestë të qetë, pasi po minojnë demokracinë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë (lexo ketu).

Postimi i plotë i Përparim Spahiut
Për shokun Knut!
-----
Knuti, të rrijë pa merak, se nuk kemi nevojë më për të dhe shërbimet e tij të dështuara ndërmjetësuese. Gjatë gjithë mandatit të tij si monitorues i Parlamentit Europian për Shqipërinë, ndodhën krizat më të rënda politike, ekonomike e sociale.

Koha e shërbimit të tij përkoi me kanabizimin e vendit, trafikun e drogës, krizat politike të dekriminizimit dhe çadrës. Në asnjërën prej këtyre krizave, Knuti, nuk na dha as ndihmë e as foli një fjalë. Tani, në fund të mandatit të tij, e falenderojmë për kontributin e pasuksesshëm. BE dhe perëndimi është më i madh se rroga e Knutit..!!!

Komento

Komente

  • Tirona: 21/02/2019 19:31

    Ke te drejte shoku Perparim , ne edhe barre do hame dhe atyre te BE nuk do ja shtrijme doren....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?