Anna Pirozzi

THIRRJA/Pas debateve për rastin Jaho, teatri i Operës, mban në qershor masterclass-in e dytë të Akademisë Teatrale me sopranon e njohur italiane!

14 Maj 2023, 13:03| Përditesimi: 14 Maj 2023, 13:05

  • Share

Pas debateve për pjesëmarrjen e ulët në masterclass-in e Ermonela Jahos, të mbajtur në Teatrin e Operës, në kuadër të hapjes së Akademisë Teatrale, për trajnimin e dytë që mbahet në qershor, është hequr pagesa. (Në rastin e sopranos shqiptare ishte 50 euro në një ditë për përfituesit e masterclass-it). Në thirrjen e hapur për aplikime që zgjat deri në 28 maj, mësohet se e ftuar do të jetë sopranoja e njohur italiane Anna Pirozzi dhe trajnimi do të bëhet në 3 qershor.

“E cilësuar si sopranoja më e suksesshme italiane dramatike, më 3 qershor, artistët e rinj do të kenë mundësinë të trajnohen plotësisht pa pagesë nga Pirozzi, rreth teknikave të interpretimit, teknikave të këndimit dhe ndërtimit të një roli”, njofton TKOB.

Njësoj si në masterclass-in e parë të mbajtur për 5 ditë me Ermonela Jahon, edhe në këtë rast pjesëmarrësit mund të aplikojnë si dëgjues apo të përftojnë të plotë trajnimin.

Aplikimet bëhen  përmes faqes zyrtare të TKOB, ku të interesuarit mund të nisin CV-të përkatëse në email-in: [email protected].

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?