Thirrje 'Allahu Ekber'/ Alarm i rremë në Francë, u dyshua për bombë tek Kulla Eiffel (VIDEO)

23 Shtator 2020, 13:17| Përditesimi: 23 Shtator 2020, 15:19

  • Share

Alarm për bombë në Francë. Një telefonatë anonime ka alarmuar policinë, pas një kërcënimi se tek Kulla Eiffel është vendosur bombë.

Policia ka evakuar menjëherë qytetarët që ndodheshin aty dhe ka vendosur një perimetër sigurie.

Mësohet se një burrë ka thirrur “Allahu Ekber” dhe ka kërcënuar se “do hedhë në erë kullën”.

Dhjetëra policë të armatosur kanë rrethuar Kullën Eiffel në Paris pasi dyshohet për një sulm terrorist.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se një person ka thërritur “Allahu Akbar” dhe më pas ka thënë se “do të hedhë në erë gjithçka”.

Kjo ka ngritur në këmbë autoritetet në Paris dhe menjëherë është vendosur perimetri i sigurisë dhe po evakuuohen të gjithë vendasit dhe turistët.

Policia e Parisit ka rrethuar një zonë të madhe përreth monumentit në kryeqytetin francez dhe u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë larg ndërsa oficerët po inspektojnë zonën për të zbuluar nëse kërcënimi është real.

Sipas këtyre mediave, një telefonues anonim i tha policisë se ata kishin vendosur një bombë në vendin, i cili normalisht vizitohet nga dhjetëra mijëra njerëz çdo ditë.

Megjithatë pas disa orë alarmi, Departamnei i policisë në Parsi doli me një deklaratë në të cilën thuhej se alarmi ishte i rremë

 

1600859774_eiffeltowerterrorism2309a.jpg

 

Komento

Komente

  • Mir: 23/09/2020 14:10

    Këto manovra i bëjnë mirë popullit francez,e bashkojnë dhe e motivojnë herë pas here siç u bashkua në djegien e katedrales etj. Politika Prandaj quhet politikë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?