‘Thirrje për ushtar!’ Mbrojtja nis rekturimet në Elbasan

14 Nëntor 2023, 14:04| Përditesimi: 14 Nëntor 2023, 16:18

  • Share

Elbasan- Ministria e Mbrotjes po kërkon të rekrujtojë të rinj e të reja për tu bërë pjesë e Forcave të Armatosura.

Në një aktivitet të organizuar në Elbasan, komandant Fadil Ciroku tha se aplikimet pranohen deri më 9 Janar të vitit 2024. Kandidatët për ushtarë dhe detarë duhet të kenë kryer arsimin 9-vjecar.

“FA është sot në një ditë të hapur në Elbasan, synimi është për të promovuar forcat e armatosura, teknikën dhe pajisjet tona. Duam të shpërndajmë informacionin se jemi në fusahatën e rekretutimi. Do të vazhdojë deri më 9 janar. Ka pasur interes nga djem e vajza sepse një ushtarar gjen punë dhe është i mirëpaguar. Cdo djalë e vajzë e re mund të bëhet pjesë e FA. Zyra e rekrutimit në Elbasan sapo është hapur dhe mirëpresim të rinj e të reja" tha Fadil Ciroku

Aplikimet pranohen deri më 9 janar të vitit 2024. Kandidatët për ushtarë dhe detarë duhet të kenë kryer arsimin 9-vjeçar.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?