Foto e tifozëve gjatë ndeshjes

Kosova & Rajoni

Thirrjet raciste ndaj shqiptarëve në Kumanovë, Mickoski: Po hetojmë! Osmani: Cenojnë frymën e bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë

4 Gusht, 13:09| Përditesimi: 4 Gusht, 14:11

  • Share

Prokuroria e Kumanovës ka nisur hetimet për këto thirrje raciste dhe gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedenisë së Veriut dhe Rumanisë të luajtur të dielën.

Pas ngritjes së toneve nga Tirana zyrtare përmes kryeparlamentares Elisa Spiropali dhe ambasadorit Denion Meidani, Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski dënon thirrjet ksenofobe. Ai thotë se ishte në sallën sportive, por nuk i kishte vënë re brohorimat dhe se bëhet fjalët për një grup të vogël tifozësh.

“E dënoj në mënyrë absolute brohoritjen e pazakontë dhe të papranueshme të disa individëve, të cilët nuk hasën në mbështetje nga asnjë prej të pranishmëve në sallë”, tha Mickoski. Ministri i Sportit, Borko Ristovski, tha se Ministria mund të ndihmojë në identifikimin e tyre.

Politikanët shqiptarë në Maqedoni reaguan menjëherë për incidentin e ndodhur. Partia shqiptare në opozitë, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), kërkon përgjegjësi politike për gjuhën e pastër të urrejtjes etnike të toleruar nga krerët më të lartë shtetërorë, disa prej tyre të pranishëm në gjatë ndeshjes.

"Shfaqje e tmerrshme e urrejtjes etnike e toleruar nga krerët më të lartë shtetërore, Kryetari i kumbarove/ Ministri i brendshëm /Zv.kryeministri /Kërkojmë përgjegjësi politike /dorëheqje/ Zvministre i brendshëm strit Iseni /Zv,ministres së sportit", tha Emir Sulejmani, anëtar i Kryesisë Qendrore.

Reagim i ashpër erdhi edhe nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, se thirrjet antishqiptare “cenojnë frymën e bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë”.

“Shqiptarët janë popull autokton në trojet e tyre si dhe meritojnë të trajtohen me dinjitet dhe barazi, ashtu si çdo komunitet tjetër”, tha Osmani.

Presidentja e Kosovës kërkoi që shteti maqedonas të veprojë dhe të ndëshkojë ata që nxisin urrejtje. Kodi Penal i Maqedonisë së Veriut parashikon dënime nga një në 5 vjet për këdo që nxit ose përhap publikisht urrejtje, përçarje apo jotolerancë mbi baza racore, fetare, etnike apo kombëtare.

Ora 12:39
Presidentja Osmani dënon thirrjet antishqiptare në ndeshjen Maqedoni e Veriut-Rumani: Shqetësues fakti që zyrtarët e Shkupit nuk reaguan

1753196283_vjosaosmani.JPG

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dënuar thirrjet antishqiptare të dëgjuara gjatë ndeshjes Maqedoni e Veriut-Rumani në Kumanovë.

Në reagimin e saj, Presidentja Osmani thotë se këto thirrje janë të papranueshme dhe cënojnë frymën e bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë, që duhet të jenë themel i çdo shoqërie demokratike me aspirata evropiane.

Ajo theksoi se shqiptarët janë popull autokton në trojet e tyre si dhe meritojnë të trajtohen me dinjitet dhe barazi, ashtu si çdo komunitet tjetër.

“Edhe më shqetësues mbetet fakti që zyrtarët më të lartë shtetërorë në Shkup nuk kanë reaguar ndaj kësaj gjuhe urrejtëse e përjashtuese, duke lënë hapësirë për retorika që minojnë tolerancën ndëretnike dhe harmoninë që vendi synon të ndërtojë në rrugën e tij drejt familjes evropiane”, deklaroi Osmani.

Osmani tha se sporti duhet të jetë mjet bashkimi, “jo platformë për ideologji të errëta që ngjallin kujtime të dhimbshme dhe kërcënojnë paqen”.

“U bëjmë thirrje institucioneve të Maqedonisë së Veriut që të ndërmarrin masa të menjëhershme kundër organizatorëve të këtyre thirrjeve, përgjegjësve dhe atyre që nxisin e përhapin urrejtje, duke dënuar çdo formë të gjuhës së urrejtjes , mbrojtur parimet e bashkëjetesës dhe tolerancës, si vlera bazë të një shteti që synon integrimin në BE”, tha Presidentja Osmani, teksa theksoi se “Republika e Kosovës do të mbrojë me vendosmëri dinjitetin e shqiptarëve, kudo që ata jetojnë”.

Thirrje raciste ndaj shqiptarëve u dëgjuan në fundjavë gjatë një ndeshjeje të basketbollit që u zhvillua në mes të Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë. /kosovapress

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Askushi: 04/08/2025 14:44

    Amon kur bejne dhe maqedonasit si raciste u shembte bota.ky popull qe i ngjan ashures.pas sllav pak bullgare shume shqiptare pak grek dhe e bon shtet.faji i europes qe nuk e shkrin dhe ti ndaj tokat qe jan grabit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha i quajti vrasje shtetërore pa dashje ato të 21 janarit, ju si i konsideroni?