Armando Duka

Thirrjet 'Serbi, Serbi', Armando Duka del kundër Kosovës: Gabuan që bojkotuan ndeshjen

20 Nëntor, 12:58| Përditesimi: 20 Nëntor, 13:11

  • Share

Ndeshja Rumani-Kosovë solli tensione në fushë, pas thirrjeve raciste nga tifozët Rumunë, për lojtarët shqiptarë.

Lojtarët e ekipit të Kosovës kanë lënë fushën shumë pak përpara përfundimit të ndeshjes, e cila ishte me rezultatin 0-0.

Kjo situatë bojkoti u komentua nga drejtuesi i FSHF-së, Armando Duka, i cili tha se ky veprim nuk është veprimi më i mirë, por veprimi i tifozëve rumunë ishte i papranueshëm.

"Bojkoti nuk mendoj që është veprimi më i mirë i mundshëm, por sikurse mendoj se edhe atmosfera e krijuar nga tifozët rumunë ishte fare po fare e papranueshme.

 Në momentin që njeriu është në atë lloj presioni atë lloj fyerje e ofendimi mund të marrë edhe vendimin e gabuar. Në atë lloj atmosfere mbytëse dhe ofenduese…”, tha Duka për “Ndryshe” në Top Albania Radio.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Babul Tanguli: 20/11/2024 14:21

    O Armando plera po çfar je ti mor monstēr si gabuan ? ? ? Kosovarēt. Kosovarēt u treguan Burra të vērtet o hajdut ordiner Armando plehr.

    Përgjigju
  • dardan: 20/11/2024 14:20

    Sigurisht mor plerë i shitur që ti atë qëndrim do të mbushë sepse edhe kur flamujt kombëtarë i varin me kok poshtë ti nuk ndihesh,UEFA është një organizëm kriminal.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?