Bota

Thith dioksidin e karbonit dhe lëshon oksigjen, këndi i lojërave ndryshe ndërthur argëtimin për fëmijë dhe dashurinë për mjedisin

3 Nëntor 2021, 09:39| Përditesimi: 3 Nëntor 2021, 09:45

  • Share

Me siguri nuk keni menduar se argëtimi dhe loja do t’i bënin mirë mjedisit!? Por kjo tani është e mundur pas krijimin të një këndi lojërash, i cili eliminon dioksidin e karbonit dhe lëshon në ajër oksigjen.

Dëgjohet e çuditshme, por tashmë shumë prindër kanë vendosur që të ndërthurin argëtimin me mirëmbajtjen e mjedisit, duke i mësuar fëmijëve që në moshë të vogël të kujdesen për atë maksimalisht.

Por si ndodh një gjë e tillë?

Me mikroalgat, të cilat sipas ekspertëve “thithin” dioksidin e karbonit dhe pastrojnë ajrin duke lëshuar oksigjen të pastër.

“Sa më shumë të luajnë fëmijët, interaktiviteti me natyrën rritet, mikroalgat ‘thithin’ papastërtitë dhe ajri ndryshon.”, tha ajo.

Si mendojnë fëmijët?

“Mua më pëlqen shumë kjo dhe do doja ta gjeja në çdo park lojërash. Mund të ndryshoi mënyrën sesi jetojmë, mund të ndryshoi gjithçka!”, u shpreh një fëmijë.

“Mikrolagta mund të thithin dioksidin e karbonit, dhe ndërkohë ne mund të luajmë dhe të kënaqemi.”, tha një tjetër.

Fillimisht ky kënd lojërash ndryshe, ka filluar të përdoret në Poloni, por shumë shpejtë pritet të përhapet.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?