Thjerrëza me oriz dhe domate
Përbërësit:
- 1 filxhan çaji thjerrëza
- 1/2 filxhan çaji oriz
- 2-3 domate ose 1/2 filxhan salcë domateje
- 1 qepë e vogël
- 2 thelpinj hudhër
- 3-4 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 lugë çaji koncentrat domateje (opsionale)
- 1 gjethe dafine
- 1 lugë çaji spec i kuq pluhur
- 1 majë luge rigon ose trumzë
- Kripë dhe piper i zi sipas shijes
- Ujë ose lëng perimesh për zierje
- Pak majdanoz ose kopër të freskët
Përgatitja:
Në një tenxhere ziejmë thjerrëzat në ujë të bollshëm për 15-20 minuta derisa të zbuten, por jo të shpërbëhen. I kullojmë dhe i lëmë mënjanë. Në një tenxhere tjetër, ngrohim vajin e ullirit dhe kaurdisim qepën dhe hudhrën derisa të zbuten. Shtojmë domatet e grira (ose salcën), koncentratin e domates, gjethen e dafinës, dhe i lëmë të ziejnë për 5 minuta sa të shperthejnë aromat. Më pas shtojmë orizin dhe e përziejmë mirë në salcë për 1-2 minuta. Shtojmë thjerrëzat e ziera, hedhim ujë të ngrohtë ose lëng perimesh (rreth 2-3 herë me volumin e orizit) dhe i lëmë të ziejnë në zjarr të ulët. Rregullojmë shijen me kripë e piper dhe erëza të tjera sipas dëshirës. E lëmë gatimin në zjarr të ulët derisa orizi të jetë zbutur dhe të jetë thithur pjesa më e madhe e lëngut.
Komente
