Thjerrëza të kuqe me salcë domate dhe hithër nga zonja Albana

23 Shkurt 2023, 12:21| Përditesimi: 23 Shkurt 2023, 12:23

  • Share

Thjerrëza të kuqe me salcë domate dhe hithër

Përbërësit:

  • 1 qepë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 degë selino
  • 1 fç thjerrëza të kuqe
  • 2 karrota
  • 2 lgj qiqra
  • 2 lgj makarona të vogla
  • 1 dorë hithra
  • 1 domate në rende
  • Vaj ulliri /gjalpë
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Kaurdisim qepën e grirë shumë imët me 2 thelpinj hudhër të shtypur. Pasi qepa të jetë zbutur shtojmë selinonë dhe karrotat dhe vazhdojmë kaurdisjen për 3-4 minuta. Më pas shtojmë thjerrëzat e kuqe, domaten të grirë në rende, qiqrat e ziera paraprakisht, makaronat e vogla dhe hithrën. Shtojmë buljon ose ujë dhe e lemë të gatuhet në temperaturë mesatare. Në fund rregullojmë shijen me kripë, piper dhe bimë aromatike sipas dëshirës.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?