Thjeshtohen procedurat, njohja e diplomave për 20 ditë! 'Open Balkan', marrëveshja mes Shqipërisë, Serbisë dhe RMV-së

9 Qershor 2022, 20:56| Përditesimi: 9 Qershor 2022, 21:06

  • Share

Marrëveshja e nënshkruar në Ohër për njohjen reciproke të diplomave ndërmjet Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut parashikon thjeshtim e procedurave në 20 ditë nga 6 muaj që shkonte më parë.

Për heqjen e burokracive ka folur në Report Tv ministri maqedonas i arsimit, Jeton Shqiri

Studentët shqiptarë të diplomuar në Maqedoninë e Veriut do të mund të konvertojnë diplomat e tyre brenda 20 ditësh nga momenti i dorëzimit të dokumenteve në Ministrinë e Arsimit. Ky është thelbi i marrëveshjes së nënshkruar një ditë më parë në samitin e "Open Balkan" ndërmjet Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut që do thjeshtojë procedurat njëjtë dhe për studentet serb e maqedonas. Detajet e kësaj marrëveshje i ka bërë të ditura, ministri i Arsimit në Maqedoninë e Veriut, Jeton Shqiri.

"Për të gjitha studentët që kanë studiuar në këto shtete do të thjeshtohen procedurat e nostrifikimit të një dokument arsimor për shkollimin e magjistraturës doktor shkencash, etj. Verifikimi mes institucioneve arsimore me ministrinë ky do të jetë listën e programeve dhe do të jetë më e thjeshtë procedura", tha ministri Shqiri.

Nëse më herët një studenti do t’i nevojitet të shkonte në disa institucione për të mbledhur një sërë dokumentesh për njohjen e diplomës, tanimë si rezultat i marrëveshjes do t’i nevojitet vetëm vula apostile e lëshuar nga universiteti ku ka kryer studimet.  Rastet e veçanta kur ka dyshime mbi vërtetësinë e titullit të diplomës do të funksionojë procedura e komunikimit ndërinstitucional.

 

S.C//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?