Momente nga tensioni në 'Air Albania'

Thomas ngeli 'i ngrirë' te goli i Gjeorgjisë, i vëllai zihet me tifozët në tribunat e 'Air Albania'! Ndërhyn edhe Foto Strakosha (VIDEO)

11 Shtator, 17:36| Përditesimi: 11 Shtator, 17:42

  • Share

Kombëtarja shqiptare humbi të martën 0-1 kundër Gjeorgjisë në "Air Albania", për sfidën e dytë në Grupin B1 të Ligës së Kombeve. Përballja u vendos nga supergoli i Kochorashvili në minutën e 71-të, me fundin që nuk ishte aspak i qetë.

Në momentin që futbollistët po futeshin në dhomat e zhveshjes, disa tifozë ofenduan gardianin Thomas Strakosha se nuk kishte reaguar në momentin e golit, ku për të qenë të sinqertë sfera ishte e pakapshme për shkak të trajektores së gjuajtjes.

Në tribunë ndodheshin edhe familjarët e Thomas, me vëllanë e tij Dhimitrin që u përfshi në debat me tifozët, aq sa u desh ndërhyrja e oficerëve të lartë të sigurisë për të shmangur përplasjen fizike.

Pjesë e revoltës ishte edhe Fotaq Strakosha, legjenda e portës shqiptare që është i ati i Thomas. Për fat gjithçka u davarit aty për aty dhe nuk pati asnjë përleshje.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Askushi: 11/09/2024 20:24

    Goli ishte i evitushem sepse strakosha ishte pozicionuar gabim por kto jane pjese e lojes.ndersa ofendimet jane te papranushme sidomos kur ndodhesh ne tribunen vip.normal qe familjaret ndihen keq.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?