Kartoni i kuq i rrumbullakët

Thomas Strakosha në portë, arbitri tregon kartonin e kuq të rrumbullakët

6 Janar, 22:40| Përditesimi: 6 Janar, 22:42

  • Share

Brentford dhe Wolves barazuan 1-1 për raundin e 1/32 në FA Cup të Anglisë. Në këtë sfidë arbitri Tony Harrington akordoi karton të kuq për Gomesin e miqve që në minutën e nëntë.

Veç dhënies së kartonit në minutat e para, xhiron po e bën pamja e tij. Ndryshe nga sa jemi hasur më parë me forma drejtkëndore, kartoni i kuq i akorduar ka qenë në formë të rrumbullakët.

Në këtë sfidë në portë ishte Thomas Strakosha për Brentford. Gardiani i Kombëtares ka treguar se nuk ka minuta në këmbë, duke bërë një gafë të rëndë në fillim të sfidës, që për pak sa nuk rrezikoi pësimin e golit.

Strakosha ishte lojtari me notën më të ulët (6.1) në fushë, nga futbollistët që e nisën ndeshjen titullar. 'Gardiani' ka kohë pa qenë në fushë dhe nuk është zgjedhja e parë te londinezët.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?