Thomas Strakosha

Thomas Strakoshës 'i buzëqesh' fati, rivali te AEK mungon për tre muaj

27 Korrik, 08:45| Përditesimi: 27 Korrik, 08:46

  • Share

Gardiani i Kombëtares, Thomas Strakosha u transferua pak javë më parë nga Brentford i Premier League te AEK-u i Athinës. Skuadra greke ka bërë shumë lëvizje këtë verë, teksa për portën mori edhe Alberto Brignolin, italianin që ka luajtur edhe në Serie A.

Për Brignolin fati ka qenë i keq, pasi në stërvitjen para ndeshjes me Inter D'esclades portieri është dëmtuar në dorë dhe do jetë jashtë fushe për të paktën tre muaj.

Kështu, Strakosha do jetë mes portave në nisjen e sezonit të ri dhe do ketë shansin të tregojë gjithë cilësitë mes kuadratit. Prej dy sezonesh Strakosha në Premier League nuk mori shumë minuta, ndërsa duket i uritur për aktivizimin.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?