Trajneri i kombëtares së Anglisë, Thomas Tuchel ka publikuar listën me 26 emrat që do ketë të gatshëm për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. "Tre Luanët" presin në Londër pikërisht Shqipërinë më 21 mars dhe tre ditë më vonë luajnë kundër Letonisë; teksa bie në sy rikthimi i mesfushorit të Ajax, Jordan Henderson.
Gjermani që drejton Anglinë do debutojë kundër Kombëtares sonë në stol dhe ka bërë zgjedhjet e para. Bie në sy se Tuchel ka zgjedhur emra me përvojë përpara të rinjve, ndërsa "Wembley" më 21 mars është sold-out, me tifozët shqiptarë që kanë mundur të sigurojnë bileta në thuajse çdo tribunë.
Tifozët e Anglisë, të cilët prisnin që Thomas Tuchel t’i jepte skuadrës një frymë të re me lojtarë të rinj mund të jenë të zhgënjyer, pasi trajneri gjerman ka zgjedhur përvojën përpara rinovimit të grupit.
Megjithatë, ka ende disa talente të rinj në skuadër ku më i spikaturi është debutuesi Myles Lewis-Skelly i Arsenalit. Ai dhe Jude Bellingham janë të vetmit lojtarë nën 21 vjeç në listën e zgjedhur.
Trajneri i ri ka përfshirë mbrojtësit debutues Myles Lewis-Skelly dhe Dan Burn në listën e tij të parë, si dhe ka rikthyer Marcus Rashford e Jordan Henderson.
Për mediet trajneri Tuchel vlerësoi kombëtaren kuqezi.
"Të dy ekipet janë për t’u respektuar edhe pse nuk janë favoritë. Shqipëria ka një trajner shumë të mirë që ka luajtur në nivele të larta. Ka lojtarë me karakteristika të mira individuale që mund të godasin falë aftësive të tyre teknike", tha Tuchel.
Lista e Anglisë
Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel foli para mediave pasi shpalli listën e kombëtares së "Tre Luanëve" për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026. Anglia pret Shqipërinë me 21 mars, teksa rival ka edhe Letoninë.
Tuchel tha se dy rivalët janë të fortë, teksa për ekipin shqiptar tha se kanë një trajner të mirë dhe lojtarë me cilësi.
“Të dy ekipet janë për t’u respektuar edhe pse nuk janë favoritë. Shqipëria ka një trajner shumë të mirë që ka luajtur në nivele të larta. Ka lojtarë me karakteristika të mira individuale që mund të godasin falë aftësive të tyre teknike. Duhet të jemi të përgatitur mirë, pasi do të jenë ndeshje të vështira.
Ne nuk duhet të përpiqemi të kopjojmë kombe të tjera apo stile të tjera, kjo vetëm pasqyron vlerat e vendit me ligën më të fortë në botë. Ne do të përpiqemi të zbatojmë një stil të drejtpërdrejtë, sulmues dhe do të përpiqemi të rrisim ritmin dhe intensitetin e lojës sonë. Ne do të përpiqemi ta bëjmë këtë në një kurs përplasjeje të hënën dhe të çlirojmë potencialin të premten”, u shpreh Tuchel.
Ndeshja e parë e Anglisë do të jetë përballë Shqipërisë më 21 mars në stadiumin “Wembley” të Londrës, ku janë shitur të gjitha biletat prej kohësh. Më 24 mars Anglia do të presë sërish në shtëpi Letoninë. Në Grupin K është edhe Serbia e Andorra.
Komente
