"Kjo është konferenca ime e fundit për shtyp si trajner i Bayern Munich. Ka pasur kontakte për të parë nëse mund të vazhdojmë së bashku, por nuk kemi arritur një marrëveshje dhe nuk do të them arsyet, për këtë arsye vendimi i marrë në shkurt mbetet", këto ishin fjalët e Thomas Tuchel në prag të ndeshjes kundër Hoffenheim, pavarësisht një kontrate deri në qershor 2025.
Kohët e fundit ishte folur për mundësinë e vazhdimit të kontratës mes palëve pavarësisht një ndarjeje tashmë të paralajmëruar. Sot mbërriti sërish konfirmimi se rrugët e tyre do të ndahen.
Tuchel është kontaktuar nga Milani, por diskutimet pushuan menjëherë: kjo për shkak të kërkesave të larta, pasi trajneri gjerman kërkonte shumën prej 12 milionë eurosh në sezon.
Më herët bavarezët janë refuzuar nga Xabi Alonso, Julian Nagelsmann dhe Ralf Ragnick. Tanimë shpresa e Bayern është Roberto De Zerbi, italiani që drejton Brighton në Premier League.