Kryesocialisti Edi Rama nga qyteti i Kukësit ku ishte ditën e sotme ka prezantuar paketën e maleve.
Ai tha se për 500 aplikantët e parë që do të regjistrohen dhe do të marrin tokën e të parëve, për 10 vite nuk do të paguajnë asnjë taksë.
“Pas zgjedhje do të hyjë në fuqi. Paketa e maleve është shumë e thjeshtë dhe është në dispozicion të atyre që duan të investojnë në tokat e të parëve. Duke bërë disa hapa shumë të thjeshtë. E para toka që është me pronat faktik por që nuk figuron në letra, shkon në bashki dhe depoziton kërkesën që t’i njohët kjo tokë si e tij, si e të parëve të tij. Bashkia e përcjellë në këshillin bashkiak dhe bën afishimin për 30 ditë të këtyre pretendentëve.
Në momentin që mbaron 30 ditëshi dhe personat rezultojnë se janë të pa kontestuar, atëherë këshilli bashkiak u jep vendimin se mund të zhvillojnë investim, dhe më pas bëjnë një projekt dhe më pas në ministrinë e ekonomisë, bëjnë kontratë dhe tokën e marrin më një euro. E investojnë, në momentin kur mbaron investimi marrin leje për regjistrim në hipotekë si pronën e tyre.
Dhe nëse ndodh që pasi ata e kanë kryer investimin dhe e kanë regjistruar në hipotekë del dikush dhe thotë jo po e kam unë, ky person nuk ka mundësi të ndërhyjë tek ta por shteti merr përsipër ta hetojë dhe nëse del që është e tij dhe e kompenson, ka dhe një gjë tjetër, se e di që na dëgjojnë çunat e Londrës, për 500 aplikimet e para, për 10 vjet nuk do paguajnë asgjë, thjeshtë do bëjnë investimin dhe nuk do kenë asnjë taksë. I 501 do tatohen siç tatohen agroturizmi, por prapë janë shifra të vogla”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama ironizon Berishën dhe Bashën nga Kukësi: Për njërin 7x 7= 42, tani ky tjetri thotë bëjnë 6 milionë dollarë! Hapim zyra asistence për shërbimet digjitale
S.B/I.M/ReportTv.al
