Politikë

‘Thonë ku do t’i gjejmë paratë për rritje rrogash’, Berisha: Janë taksat tuaja që këta ua kanë vjedhur

23 Prill, 20:42| Përditesimi: 23 Prill, 21:42

  • Share

 

Nga Fieri, ku u bë prezantimi i kandidatëve të ‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’, për qarkun Fier, kreu i PD Sali Berisha u ndal edhe tek premtimet e PD për rritjen e rrogave.

Ai tha se këto para janë paratë e taksapaguesve shqiptar që qeveria i ka harxhuar për xhepat e saj.

'Unë e di që çdo bashkëbisedues mund t’u pyesë ju, po ku do i gjejnë këta demokratët këto para? Këto para janë të gjithë taksat tuaja që ju paguani në çdo gotë uji që pini, në çdo kafshatë që hani. Prandaj dhe ne nuk bëjmë gjë tjetër, vetëm do u kthejmë paratë ju me përparësi absolute. Është ditë e zezë, është ditë turpi, është ditë pashpirtësie turpi dita kur Edi Rama solli në parlamentin shqiptar buxhetin 8 miliardë euro dhe ndau për 760 mijë nëna dhe baballarë, gjyshe dhe gjyshër të këtij vendi, gjithsej 16 milionë euro, në një kohë kur vetë harxhon me avionin taksi 21 milionë euro me 140 udhëtime. Miq, në vitin 2013, ne kishim pensionin mesatar 143 mijë lekë. Sot është 172 mijë lekë. Por çka ndodhur? Ka ndodhur që çmimet janë dy dhe trefishuar. Ka ndodhur që buka, e cila ishte 400 lekë, sot është 900 dhe 1000 lekë. Ka ndodhur që qumështi të dyfishohet. Ka ndodhur që mishi të dyfishohet', tha ai. 


Lajmi kryesor:

Berisha mesazh demokratëve nga Fieri: Injoroni batutat bajate të Ramës, fokusi tek programi i PD! Balluku sillet si truproja e tij


S.B/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?