Thriller në Tiranë! Veset që mësuesi amerikan mori me vete, flasin fqinjët dhe kolegët: Me gruan si 2 miq, blinin 2-3 birra çdo ditë

Mattew Wertz duhet të kishte kohë që në kokën e tij hartonte planin për të vrarë gruan, dy qentë dhe veten. Ndoshta pikërisht kur u shpërngul nga banesa e tij e mëparshme, për tu vendosur në një shtëpi private me qira, në zonën e ish-stacionit të trenit. Jo i njohur shumë në lagje, si fqinj të rinj, banorët e kujtojnë mësuesin e shkollës private ‘Albanian College Tirana’, bashkë gruan dhe dy qentë, që hynin e dilnin nga shtëpia, përshëndesnin, blinin 2- 3 birra. Pazaret e tjera, nuk i bënte në lagje. Përshembull litarët me të cilët ai mbyti gruan dhe vari veten, nuk i mori aty pranë. Askush nuk kujton një fakt të tillë. As shkopinjtë e bejzbollit, me të cilët vrau dy qentë, që policia i gjeti me gjak.

Gruan dhe kafshët, siç shkruan në letrën drejtuar babait, tashmë me ekspertizën e kaligrafisë, nuk ka dyshime, por është ai autori i saj, për të cilët hetuesit besojnë se e shkroi pasi i vrau, thotë se ishin të dashurit e tij, që po i merrte me vete. Me përfundimin e mesazhit të lamtumirës me shkrim dore për prindin: “Më falni për veprimin ekstrem. Jam i paburrë dhe nuk ia dola dot që të hiqja dorë nga veset. Me vete po marr personat e mi më të dashur, në kartë kam para për të shlyer borxhet”, mësuesi amerikan vari dhe veten pas derës së shtëpisë.

Deri këtu, hetuesit besojnë se kanë të bëjnë me një person në depresion të thellë. Dikur një ish i alkolizuar, sa kanë mundur të mësojnë ekspertët e antikrimit, Shqipërinë, ndoshta e ka parë si mundësi për tu larguar nga veset, siç edhe shkruan. Me bashkëshorten, indonezianen, Saragih Sartika 48 vjeçe, kolegët në kolegj kanë dëshmuar se shkonin mirë. “Ajo ishte frymëzim për të, kujdeseshin për njëri-tjetrin” ka treguar njeri prej tyre. Por kohët e fundit Mattew 55-vjeçar, ishte mbyllur në vetvete. Shqetësim të cilin e kishte shprehur edhe partnerja te miqtë e tij. Kjo ka nxitur dhe drejtorin e shkollës, të njoftojë policinë, kur vërejti mungesën e tij.

Një ditë pasi çdo gjë u zhduk, askush prej tyre nuk flet. Hetuesit besojnë të hedhin dritë mbi ngjarjen, pas kontaktit me familjen, dhe deshifrimit të shumë dorëshkrimeve apo të celularit. 4 kompjuterë laptop u sekuestruan, bashkë me një Mercedes A Class, me targë AA 510 YP

 

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?