'Thrilleri' me 5 gola, Tirana fiton Superkupën në limite kundër Vllaznisë! Shkruan historinë me gërma të arta (VIDEO)

7 Dhjetor 2022, 21:06| Përditesimi: 7 Dhjetor 2022, 21:58

  • Share

Një finale spektakolare e denjë për Superkupën rezultoi ajo mes Tiranës dhe Vllaznisë. Festivalin me 5 gola në fund e gëzuan bardheblutë, që mposhtën 3-2 shkodranët në ‘Air Albania’.

Për të parë golin e parë u desh pak, me Malën që çoi peshë zemrat e tifozëve të Vllaznisë. Gjithsesi brenda pjesës së parë Tirana barazoi me Patrick, i cili realizoi golin më spektakolar të viteve të fundit në futbollin shqiptar.

Sapo nisi pjesa e dytë bardheblutë bënë përmbysjen me Hasanin, mirëpo fitorja nuk do ishte aq e thjeshtë. Kjo sepse në minutën e 86 Latifi riktheu baraspeshën, duke dhënë idenë se Superkupa do shkonte në shtesë. Gjithsesi i këtij mendimi nuk do ishte Redon Xhixha, i cili falë edhe reagimit të dobët të portierit të Vllaznisë, vulosi këtë sfidë dhe bëri që të shpërthente në festë Tirana.

Kjo ishte hera e 12 që Tirana triumfon në Superkupën e Shqipërisë, më shumë se asnjë skuadër tjetër. Ndjekësja më e afërt është Skënderbeu me 4 trofe.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?