Bayern Mynih e ka nisur me ‘fishekzjarre’ sezonin e ri në Gjermani, pasi skuadra e Nagelsman ka fituar Superkupën me rezultatin 3-5 kundër Leipzig në fushën e këtyre të fundit.
Për bavarezët u duk e thjeshtë deri në minutën e 45 kur Pavard i dërgoi shifrat në 0-3, por teksa ishin minutat e fundit të sfidës tabela tregonte rezultatin 3-4, ndërsa në fund gjithçka u vulos nga Sane. Ky ishte trofeu i 10 i Superkupës për Bayern Mynchen.
Komento