Ilir Meta në Roskovec

Dritan Hila: Thuajini Metës të ndalojë!

15 Qershor, 20:47| Përditesimi: 15 Qershor, 22:27

  • Share

Sot Ilir Meta është parë nga Roskoveci me një vare duke i rënë një cungu betoni. Rreth tij rrinin disa persona të cilëve u bëri ftesë që të bashkoheshin në një kryengritje, revolucion apo lëvizje kaçake, d.m.th diçka kundër qeverisë. Vendndodhja ishte afër inceneratorit të Fierit. Dikur fshatarët e zonës patën bërë një protestë e cila u shua shpejt. Inceneratori në fjalë do mblidhte plehrat e Fierit, Lushnjës dhe Vlorës. Aktualisht është i bllokuar për arsye politike të protestave opozitare.

Objektit në fjalë i duhen edhe 10% lëvrim fondesh pasi 90% janë paguar, për të zhdoganuar paketat elektronike që janë në doganë, por askush nuk firmos lëvrimin e fondit nga frika mos bëhen objekt goditjeje politike. Ndërkohë personeli i specializuar jashtë ka braktisur punën pikërisht pasi shikon shokët e Metës që bëjnë si të lënë nga trutë. Pasojat janë të mëdha në fushën e higjienës qytetëse të qarqeve limitrofë dhe në fushën e turizmit. Vlora nuk mund të përballojë kapacitetet turistike nëse vazhdon meseleja me landfille. Ndërkohë fshatarët janë qetësuar, por është tërbuar Meta.

Por puna është që Meta nuk ka hallin e fshatarëve, por të vetin. E ndaj, ka ardhur koha që të kuptojë se Berisha i mbylli hallet e veta. Ndërkohë njerëzit kanë hallin e punës dhe të kapin ndonjë lek se është sezon turizmi dhe e kanë kuptuar që revolucionet janë për ata që i hipin kalit të qeverisë. Ndaj për hatër të kalamajve ta lërë atë punë vetë duke hedhur Tedin mbi kokat e policëve të Erion Veliajt në Tiranë dhe mos u sulet shtyllave lart e poshtë Shqipërisë. E ka bërë njëherë Edi Rama para 30 vitesh, por historia kur përsëritet bëhet qesharake. Kaq duhet ta ketë lexuar si njeri i kënduar që është.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Zef: 16/06/2024 20:52

    Jo vetem te mos ndaloj por te ngrihen te gjithe si presidenti dhe ti nxjerrin jashte nga parlamenti dhe shtepite e tyre ,,,,,ashtu sic na larguan neve nga shqiperia ,,,,,

    Përgjigju
  • Luani: 16/06/2024 13:05

    njiher këta si qifti i Ilir Metes dhe Sali Berishes e këtyre ne qeveri ju vjen radha nji pasn nji .Shqiperia nuk mbahet peng i tekave te Saliut e të Ilirit me Monikën, ska pardon më dënimi duhet ekzekutuar nji pasn nji, pa dallim partie.

    Përgjigju
  • Neri: 16/06/2024 12:01

    Ketu i bejne gjyq opozites. Po atyre qe jane ne pushtet prej 12 vjetesh?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?