Serbia dhe Shqipëria do të bashkëorganizojnë Kampionatin Evropian për meshkuj U-21 në vitin 2027.
UEFA tha të enjten (26 shtator 2024) se vetëm oferta Serbi-Shqipëri përmbushi një afat të fundit këtë javë për të paraqitur planet e detajuara të turneut.
Federatat serbe dhe shqiptare të futbollit bashkuan forcat në maj për të planifikuar organizimin e turneut dyvjeçar me 16 ekipe, i cili ka nevojë për tetë stadiume për të pritur 31 ndeshje.
Plani i Dukës nuk është pritur mirë nga Tifozët kuqezi të cilët e kanë quajtur një akt të turpshëm të Federatës Shqiptare të Futbollit.
‘Ky organizim assesi nuk mund të quhet i Shqipërisë. Nismat e tilla kryeneçe, e mospërfillëse ndaj opinionit, që për lavdinë e tyre personale, egoja e shëmtuar për të luajtuar ndërtuesin e paqes globale në dëm të harmonisë së ekipit kombëtar, të mbështetësve të saj që me gjithë sakrificën e tyre financiare e familjare, e kanë ndjekur deri tani ekipin kombëtar, do t’ju kthehet bumerang. Nesër do të jetë vonë, kur thirrjet tuaja do të bëhen përgjëruese ndaj përkrahësve të Kombëtares dhe sportdashësve, për t’i ulë gjakrat e tensionin dhe për të kërkuar kompromis e partneritet' thuhet në postimin ne facebook të tifozeve Kuq e Zi.